Arbana Osmani shtatzënë? Kush më mirë se Xhemi mund ta dijë se çfarë fshihet në barkun e mikes së saj

Ditën e sotme, moderatorja e dashur e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu, ka postuar një foto me miken e saj më të mirë, Arbana Osmani.

Menjëherë filluan komentet se Arbana ishte shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë e bashkë me to edhe urimet.

View this post on Instagram

Hit me baby one more time👯‍♀️ @arbanao

A post shared by Xhemi Shehu (@xhemishehu_) on

Ndosha nga pozicioni dhe dora mbi bark, Arbana padashje na dërgoi një mesazh të gabuar të gjithëve. Por nuk kishte si të mungonte edhe përgjigja me humor e Xhemit. “Po, do të bëjë një gjel deti” i shkruan ajo një komentueseje.

Ndërkohë, më vonë, Xhemi zbuloi me një foto se çfarë fshihet në barkun e Arbanës. Mbi foton e mikeshave, Xhemi ka bërë montazh një eko bebi dhe shkruan: “Ka akoma librin e dytë në bark, #recetapër5minuta”.

Ne urojmë që së shpejti të dëgjojmë një lajm shtatzanie për Arbanën pasi Joni e meriton një motër ose vëlla të vogël. /Kids’ Time

Share With:



386 Views