Arbana sapo na tregoi si po e kalon të dielën dhe ne sapo vumë re diçka në kokën e Jonit që sipas popullit do të thotë shumë | Video

Pas mbylljes së sezonit të suksesshëm të “Dua të të bëj të lumtur”, me sa duket Arbana veçanërisht këtë verë dëshiron të lumturojë veten dhe të birin duke ndarë kohë së bashku.

Janë shtuar postimet e saj në Instagram në lidhje me pishimet ku shumicën e rasteve është e shoqëruar nga i vogli i saj, Joni.

Edhe sot Arbana ka postuar një foto ku thotë se është bërë nga Joni.

Jo vetëm kaq por moderatorja ka postuar edhe një video ku së bashku me Jonin po shijojnë natyrën. Joni është në moshën ku është shumë kurioz dhe mami Arbana nuk mund ta linte pa e çuar të vizitonte drerët.

Por nga videoja e Arbanës ne vumë re diçka në kokën e Jonit. Ai ka dy lule në kokë ku disa studime thonë se lulet e kokës janë të lidhura me trurin. Pavarësisht studimeve, na pëlqen varianti ku populli thotë se personat me dy lule në kokë janë me shumë fat dhe kanë aftësi të veçanta prej gjeniu.
Disa popuj thonë se dy lulet në kokë nënkuptojnë se do të martohesh dy herë. Gjithsesi asnjëra nuk është keq përsa kohë dikush është në kërkim të lumturisë. /Kids’ Time

Share With:



267 Views