Ardit Gjebrea surprizohet nga fëmijët e tij, përlotet nga fjalët e Annës

Turjan Hysko prej pak kohësh është moderatori i programit të ri televiziv në ‘Tv Klan’, ‘Familja’. Çdo të dielë, përveç konkurentëve ai sjell dhe disa të ftuar specialë. Këtë puntatë i ftuar është Ardit Gjebrea dhe mesa duket, vajza e tij Anna bashkë me djalin Jon kanë përgatitur një surprizë të bukur për Arditin.

Ai ndodhej në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe është befasuar kur ka parë vajzën e tij në tavolinën e punës. “Ti je Arditi i të gjithëve, ama unë jam Anna e Arditit dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur.” Këto ishin fjalët që Anna i drejtoi babait të saj. Surprizë për Arditin ishte dhe prania e djalit të tij.

Share With:
Translate »
747 Views