Arditi publikoi një foto kaq të dhimbshme sa dhe Instagrami ia fshehu

Mijëra fëmijë në Siri po kalojnë fëmijërinë më të dhimbshme mes bombardimeve dhe frikës për jetën. Lufta në atë vend ka prekur zemrat e kujtdo për këto krijesa të pafajshme që vuajnë pasojat.

Situata ka prekur edhe moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, i cili ka ndarë në Instagram një foto tronditëse. Në të shihen disa fëmijë sirianë që kanë humbur jetën për shkak të situatës konfliktuale që ndodhet vendi.

‘Ata nuk po flenë, janë engjëj… 910 të vegjël sirianë nuk jetojnë më vetëm në vitin 2017. Janë shumë!’- ka shkruar Arditi në postimin e tij në Instagram.

Këtë foto Instagrami e ka fshehur për të mos u parë nga njerëzit që janë të ndjeshëm nga pamje të tilla.

Me këtë postim Arditi ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale duke bërë të kujtohet se sa mizori jetohet në atë anë të botës.

“Shumë dhimbje ka në këtë foto. Sapo e pashë dhe më tronditi shumë. Njerëzit kanë humbur arsyen dhe nuk dinë më çfarë bëjnë..”, shkruan një komentues.

Share With:



571 Views