Ariana Grande hoqi bishtin e saj legjendar dhe flokët e vërteta të këngëtares qenkan komplet ndryshe

Bishti i gjatë i flokëve të Ariana Grande-s tashmë është kthyer në një tipar identifikues  të paraqitjes së saj. Sidomos së fundmi kudo ajo shfaqet me flokë super të gjata duke bërë herë pas here ndryshime në ngjyrë.

Por jeni kuriozë të dini se si duket Ariana me flokët e saj natyrale?

Për hir të së vërtetës, ajo çka fshihet pas flokëve të gjata, të drejta deri në perfeksion, janë disa kaçurrela natyrale.

Vetë ylli i muzikës ka publikuar sot një foto të sajën, 5 vjeç, në rrjetin sociale Twitter, ku shkruan:

“Të jem e sinqertë…kështu dukem ekzaktësisht pa qerpikë fallso dhe bishtin e gjatë të vendosur. Tani jam 25, ndërsa në këtë foto isha 5 vjeç. I vetmi ndryshim është se tani në dorën time shkruhet zgarë barbekjuje.”

Me këtë të fundit këngëtarja i referohet tatuazhit të saj në pëllëmbën e dorës, të cilin e shkroi gabimisht në japonisht  “zgarë barbekjuje”, në vend të “7 Rings.”

Një nga fanset i ka kërkuar Arianës foto për të parë se si duket dhe ajo ia ka çuar!

Shikojeni më poshtë!

Share With:
Translate »
766 Views