Arrestohet sërish R Kelly për abuzim me vajza të mitura

Ylli i muzikës i RnB, Robert Sylvester Kelly është arrestuar përsëri, nën akuzën se ka rekrutuar vajza minorene për t’i përfshirë ato në veprimtari të paligjshme seksuale. Është hera e dytë që këngëtari arrestohet, brenda këtij viti. Herën e parë ai pagoi 100 mijë dollarë si garanci pasurore për t’u gjykuar në liri. Vajza e tij e madhe, Buku Abi, ka folur për këto vështirësi në një intervistë për “Growing Up Hip Hop”, ku rrëfeu se kishte menduar disa herë vetëvrasjen.

Akuzat e para kundër R Kelly-t kanë nisur në 2002-shin, kur këngëtari u denoncua nga 21 persona për abuzim seksual dhe pornografi me të mitur. Një dëshmitar është shprehur se ka parë që në shtëpinë e këngëtarit të njohur ndodhej një vajzë që pretendohet se ai abuzonte me të dhe që më pas e detyroi atë të shpërngulej në një kontinent tjetër bashkë me prindërit, përpara vitit 2002.

Gjithë këto akuza erdhën pasi edhe më herët Kelly kishte xhiruar veten me një vajzë 12-vjeçare. Asokohe, vajza e mohoi, Por, çështja u rikthye sërish në vëmendje në vitin 2008, kur të tjera akuza u ngritën ndaj tij për abuzim. Mendohet se Kelly ka tentuar ta korruptojë vajzën të mos flasë pas gjyqit të 2008-ës, duke i dhuruar asaj një makinë luksoze.

Share With:



71 Views