Arsyeja pse fëmijët grisin librat e prishin lodrat e tyre

Fëmijët reagojnë në mënyrat e tyre. Nuk dinë t’i tregojnë ndjenjat e tyre me fjalë por e bëjnë me veprime.

Fëmijët reagojnë në mënyrat e tyre. Nuk dinë t’i tregojnë ndjenjat e tyre me fjalë por e bëjnë me veprime. Prindërit e fëmijëve të vegjël e kanë të njohur situatën e librave të grisur apo lodrave të shkatërruara vetëm se, deri sot, mund të mos I kenë dhënë shpjegimin e duhur…Pediatria Lira Gjika na ka treguar se ç’fshihet pas kësaj situate.

“Kur shihni fëmijën që gris libra apo i prish lodrat kjo është shenjë se fëmija ndihet i neglizhuar.

Fëmija i neglizhuar e humbet interesin dhe kuriozitetin për mjedisin që e rrethon. Ai ndihet i vetmuar, i humbet besimi te të rriturit dhe për pasojë ai humbet dhe lidhje me veten e tij. (Fëmija që të ndërtojë marrëdhënien me veten i duhet prezenca dhe fjala e të rriturit). Shkalla e vlerësimit ulet dhe fëmija ndihet i poshtëruar. Ai sillet me veten dhe lodrat si sillen te tjerët me të. Fëmija i inatosur e shkarkon mërzinë e tij te lodrat dhe librat. Ato bëhen pre e inatit dhe shkatërrimit dhe kur fëmija shkatërron nuk ka me loje. Fëmija i neglizhuar gris libra dhe shkatërron lodra”.

Share With:
Translate »
1000 Views