Arsyet e forta përse motra e madhe është gjëja më e vlefshme që keni në jetë

Natyrisht që gjithkush do të ketë mendimin e saj se a është më mirë të jesh motra e madhe apo e vogël, por një gjë është e sigurt, është e shkëlqyer të keni dikë të cilën mund ta keni në çdo kohë, ta doni dhe të jetë gjithmonë pranë jush.

Në vazhdim lexoni arsyet pse është e shkëlqyer të keni një motër më të madhe, dhe pse të pasurit e një motre më të vogël është bekim i vërtetë.

Dollapi i saj është më i mirë se i juaji

Kur keni qenë e vogël, sigurisht ju ka zemëruar që duhet të mbathni veshjet e vjetra të motrës suaj. Vetëm në ditët e adoleshencës kuptojmë se dollapi i saj është i shkëlqyer dhe se në të fshihen veshje që do të dëshironi t’i vishni. Edhe pse duhet ta lutni që të ju huazojë këmishën apo fundin e preferuar, megjithatë pranon, sepse nuk mund t’ju refuzojë asgjë.

Gjithmonë është një hap para

E ka hapur rrugën, para jush ka kaluar të gjitha grackat e rritjes dhe marrëdhënieve me prindërit. E din çka e zemëron, dhe ku qëndron indiferente. Është mjeshtër i mirë për nxjerrje nga situata të pakëndshme.

Është e sinqertë

Kur askush tjetër nuk ju tregon të vërtetën, motra e madhe gjithmonë është aty për t’ju treguar të vërtetën në sy, sepse ajo thjesht nuk di ndryshe.

Mund të mësoni nga gabimet e saj

Të gjitha gabimet klasike që i bëjmë gjatë rritjes ajo, motra e madhe, i ka bërë para jush, kurse juve ju mbetet vetëm të mësoni nga përvojat e saj. Ajo është “udhërrëfyesi” juaj për daljen në botë. Prindërit skeptikë i lejojnë të dalin në mbrëmje dhe koncerte vetëm nëse motra e madhe është pranë të voglës.

Kurrë nuk ju gjykon

Natyrisht që nuk pajtohet gjithmonë me ju, por respekton zgjedhjet dhe vendimet tuaja dhe kurrë nuk ju gjykon.

Di si t’ju qetësojë

Të gjithë nganjëherë dramatizojmë pa arsye. Përderisa shoqet tona kryesisht e vuajnë minutën tonë të verdhë pa kundërshtim, motra e madhe nuk ka kohë për këtë. Ajo na qetëson me disa fjalë edukative në stilin e “motrës”.

Gjithmonë mban anën e juaj

Pa marrë parasysh kundërshtimet dhe grindjet mes motrash, në momentet kur keni nevojë për mbështetjen e saj, ajo pa rezervë qëndron në anën tuaj, ashtu siç dinë vetëm motrat.

E vetmja që mund të jetë e gatshme në sekondë

Është pranë jush që nga dita e parë, ju ka parë si rriteni dhe e di mirë çfarë ju trishton, dhe çfarë ju kthen menjëherë buzëqeshjen në fytyrë. Nganjëherë ju duket se ka dhunti telepatike sepse në momentin e duhur di të thotë fjalët e duhura dhe të jetë e gatshme menjëherë.

Pa të nuk mund të durosh tubimet familjare. Mërziteni së bashku, e goditni me këmbë njëra-tjetrën nën tavolinë kur anëtari i familjes për të qindtën herë përsërit të njëjtin tregim (jo)argëtues, ndërhyni për të ndihmuar në përgjigjet klasike për fejesat dhe fëmijët.

Share With:
Translate »
1886 Views