Arsyet se përse ato që kanë motra të mëdha janë vërtet të bekuara

Nuk ka gjë më të çmueshme sesa ta keni një motër të madhe. Kush tjetër do t’ju mbrojë kur të ktheheni vonë në shtëpi?

Dhe kjo nuk është e gjitha!

Motra e madhe është shoqja e ngushtë, personi me të cilin flisni gjithçka, partneri në krim, dikush që gjithmonë jua jep mendimin e sinqertë, e shumë tjera.

Telegrafi më poshtë ju sjell një listë me gjërat që tregojnë se përse ato që kanë motra të mëdha vërtet janë të bekuara.

Ajo është gjithmonë aty për ju. Gjithmonë!

Njerëzit shkojnë e vijnë, por miqtë e vërtet qëndrojnë në jetën tonë përgjithmonë. Kjo është e vërtet edhe kur bëhet fjalë për motrën e madhe. Pavarësisht çfarë ndodh – mirë apo keq – ajo gjithmonë do të jetë pranë jush.

Është personi i cili gjithmonë jua falë gabimet

Pavarësisht sa mund ta keni lënduar, motra gjithmonë e gjen një mënyrë për t’jua falur. Shoqet mund të mos jenë të njëjta përgjatë fazave të ndryshme të jetës, por kjo nuk vlen për motrën e madhe e cila është gjithmonë për t’ju ndihmuar.

Ju njeh shumë mirë

Ndonjëherë motra e madhe na njeh më mirë sesa ne veten. Ajo e din çfarë ushqimi preferon, çfarë ngjyre e urren dhe çfarë kombinimi të teshave e ki për dëshirë.

Asaj mund t’ia tregoni të gjitha sekretet

Me siguri se motra e madhe është e para të cilës i keni treguar për puthjen e parë. Ajo është personi që ka qenë afër juve kur për herë të parë dikush jua ka thyer zemrën. Ju mund të besoni në të gjithmonë sepse ajo asnjëherë nuk jua tradhton besimin.

Është nëna juaj tjetër

Ato që janë të bekuara të kenë motër të madhe mund t’jua konfirmojnë se ato ju mbrojnë, ju dashurojnë dhe kujdesen për ju sikurse të ishin nëna juaj.

Share With:
Translate »
934 Views