Arti shqiptar në zi, humb jetën Coli i “Debatik”

Kinematografia dhe arti shqiptar humbën sot ish-aktorin Shkëlqim Zani. ‘’Coli’’ i filmografisë shqiptare u nda nga jeta pas një infarkti të papritur që pësoi ditën e sotme.
Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lushaj e dha lajmin hidhur nga profili i tij në ‘’Facebook’’, ku tregoi se para se ikte nga kjo jetë, Shkëlqim Zani po pinte kafe me të dhe disa miq.
Shkëlqim Zani hyri në historinë e filmit shqiptar me personazhin e Colit në filmin ‘’Debatik’’, i prodhuar në vitin 1961. Ai luajti rolin e një djali jetim, që ra dëshmor për bindjet komuniste gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë. Megjithëse, ai nuk e vazhdoi karrierën si aktor, Zani arriti të linte gjurmë me rolin e Colit, i cili ka mbetur i fiksuar në memorien e shumë shqiptarëve.
”Përshëndetje, miq. Me hidhërim njoftojmë se miku ynë Shkëlqim Zani, ose COLI te filmi ‘Debatik’, u nda papritur nga jeta pas një ataku kardiak! Tre orë para se të ndërronte jetë, na ftoi për kafe të gjithë ne shokët që rrinim me të. Ishte i mrekullueshëm nga çdo anë si njeri! I ngushëllojmë familjarët dhe të gjithë të afërmit e tij! Shpirti i tij qoftë i Xhenetit!’’

Share With:
Translate »
467 Views