As raca dhe as klasa shoqërore nuk përcaktojnë inteligjencën tek foshnjat

Bebet e lindura në rrethana të ngjashme do të zhvillohen njësoj pavarësisht racës apo gjeografisë, sipas një studimi të Oxford, duke hedhur poshtë idenë se raca apo klasa shoqërore përcakton inteligjencën e tyre.

Ekipi i shkencëtarëve mori në studimin zhvillimin fizik dhe intelektual të foshnjave në mbarë botë që nga dita e konceptimit të tyre deri në moshën 2 vjeçare.

“Në çdo fazë ka rezultuar se nënat e shëndetshme lindin foshnja të shëndetshme dhe foshnjat e shëndetshme rriten në të njëjtin ritëm,”-tha  Stephen Kennedy, bashkëdrejtues i Oxford Maternal and Perinatal Health Institute. “Nuk ka rëndësi ku jeton, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka lëkura juaj, nuk ka rëndësi çfarë rrace jeni apo përkatësia juaj etnike, marrja e kujdesit të duhur mjekësor dhe ushqimi është çelësi.”

Projekti INTERGROWTH-21, udhëhequr nga Kennedy and Jose Villar në Oksford, përfshiu rreth 60.000 nëna dhe foshnja, duke ndjekur rritjen e tyre që në mitër. Më pas ndoqën më shumë se 1.300 fëmijë duke matur rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Nënat, nga vende të ndryshme si Brazili, India dhe Italia , u zgjodhën për shkak kishin shëndet të mirë dhe jetonin në ambiente të ngjashme, të pastra dhe urbane.

Fëmijët e tyre shënuan zhvillimin fizik dhe intelektual të ngjashëm.

Studimi mendohet të ndihmojë në zgjidhjen e debatit mbi rolin e gjenetikës në përcaktimin e inteligjencës tek fëmijët.

“Ekziston ende një mendim i konsiderueshëm në të dy komunitetet, si shkencore dhe laike, që besojnë se inteligjenca është kryesisht e përcaktuar nga gjenet dhe mjedisi në të cilin jetoni ju, prindërit dhe gjyshërit tuaj jetoni, ndërsa mënyra e të ushqyerit si edhe gjendja shëndetësore nuk janë të rëndësishme,”-Kenndey.

Share With:
Translate »
584 Views