Ashton Kutcher shpjegon përse ai dhe Mila Kunis nuk do t’ua lënë pasurinë fëmijëve të tyre!

Aktorët Ashton Kutcher dhe Mila Kunis u lidhën në vitin 2012 dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2015.

Ata janë shumë privatë për marrëdhënien e tyre dhe dy fëmijët e vegjël, Wyatt dhe Dimitri. Çifti nuk i merr me vete fëmijët në evente publike dhe as që poston fotografitë e tyre në mediat sociale për t’i lënë ata të ruajnë privatësinë e tyre.

Por nëse ka një gjë që është mësuar për familjen e Ashton dhe Mila-s, është fakti që ata do t’ i lënë fëmijët e tyre pa pasuri. Aktorët kanë vendosur ta çojnë për bamirësi pasurinë e tyre duke ua hequr nga e drejta fëmijëve që u takon!

Ky vendim mund të duket shumë i çuditshëm, por Ashton e ka arsyetuar atë përmes një sqarimi për publikun:

“Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe as nuk e dinë këtë. Ne do të përfundojmë duke i dhënë paratë tona për bamirësi”.

“Unë dua që ata të jenë vërtet të shkathët. Shpresojmë që të jenë të motivuar për të patur atë që kishin, ose ndonjë version të asaj që kishin”.

“Deri më tani, tradita jonë është të mos ju dhurojmë asgjë. Vitin e kaluar kur festuam Krishtlindjen, Wyatt ishte 2 vjeç dhe ne nuk i dhamë asgjë – ishin gjyshërit që i bënë dhuratë. Ju përgjëruam prindërve që t’u bënin vetëm një dhuratë secilit, pasi në të kundërt ato do të faleshin. Kjo është tradita jonë e re!”

Share With:



65 Views