Asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ka guxuar ta bëjë, por ajo po, sepse është Meghan Markle

Që Meghan Markle i “thyen” herë pas here rregullat e pashkruara të pallatit, kjo duket që nga fakti se është e divorcuar, me ngjyrë dhe nuk denjoi të shfaqej në banketin zyrtar ku ishte i ftuar Donald Trump-i.

Por, Meghan Markle është gati për të marrë në duar drejtimin e një reviste mode dhe do të pozojë për të!

Ajo do të jetë kryeredaktore e numrit të shtatorit të British Vogue, një goxha sipërmarrje, aspak e lehtë.

Është numri më i rëndësishëm i vitit, pasi përcakton trendet që do të shikojmë gjithë vjeshtës dhe dimrit, prandaj edhe puna nis shumë më herët.

Sipas një burimi për “Us Weekly”, Meghan jo vetëm që do të redaktojë numrin por edhe do të jetë autore e një artikulli opinion, tema e të cilit nuk dihet ende.

Përveç kësaj, mësohet se ka qenë ide e Meghan-it që në këtë numër, të përfshijë edhe disa gra që kanë bërë ndryshime të rëndësishme në botë, të cilat do të shkruajnë ese.

Dhe së fundi por jo nga rëndësia: Meghan do të shfaqet në revistë, përmes një shërbimi fotografik i cili do të realizohet pikërisht në shtëpinë e tyre, vilën Frogmore, rezidenca aktuale e Meghan-it, Harry-t dhe vogëlushit Archie.

Share With:



114 Views