Aurela Gaçe dhe vajza e saj e këndojnë këngën e Eli Farës dhe Stresit në versionin më të bukur

Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave, të cilat duket se prej saj kanë trashëguar një nga gjërat më të mira, talentin për muzikën. Këngëtarja ka treguar shpesh se vajza e saj e madhe, Grace, këndon shumë bukur, por edhe më e vogla Abigail do të ndjekë hapat e saj. Së fundmi Aurela ka publikuar në ‘Instagram’ një video, ku dëgjohet duke kënduar bashkë me Abigail këngën “Jam Bohem” me të cilën Eli Fara dhe Stresi konkurojnë në “Festivalin e Këngës”. Nënë e bijë plotësojnë njëra-tjetrën duke kënduar dhe duket se Abigail e ka mësuar tekstin e këngës përmendësh. “Ne të dyja kemi orarin e këngës mbas orës 12 të natës. Edhe me këtë rast këndojmë edhe këngën e shoqes së mamit. Eli Fara edhe pak, duet po të la Stresi”, ka shkruar Aurela përkrah videos.

Siç duket Abigail është një nga fanset më të mëdha të këngës që Eli Fara dhe Stresi kanë realizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Vajzat e Aurela Gaçes deri më tani po ecin në rrugën e duhur drejt muzikës dhe ndoshta pas shumë vitesh edhe ato mund të provojnë magjinë e skenave të mëdha të festivaleve si nëna e tyre dhe miket e saj.

Share With:
Translate »
475 Views