Baba për herë të parë, flet aktori shqiptar: E quajta Enzo sepse…

Aktori i njohur Klodi Hoxha është bërë baba dhe këtë e ka mbajtur të fshehtë për plot 1 vit. Ai ka folur për herë të parë në një intervistë me Kilda Hysenbegasin në Pop Culture ku ka treguar emocionet dhe si ka ndryshuar jeta e tij.

“Viti iku shumë shpejt por nuk e kam ndjerë fare se kam qenë i rrethuar nga një djalë shumë simpatik që është djali im. Është një vendim shumë i vonë, duhet ta kisha bërë më përpara por çdo gjë ka kohën e vet. Lindja e djalit ishte një emocion i veçantë, madje unë kam qenë në sallën e lindjes dhe unë jam tip i fortë nuk prekem por atë ditë kam qarë.”- ka thënë ai.

Klodi ka rrëfyer se është një baba mjaft i mirë që di të menaxhoj situatat madje i ndërron edhe pelenat të voglit të tij. Natyrshëm Kildës i ka lindur pyetja po emrin kush e zgjodhi?

“Unë, në kohën që po zgjidhnim, Enzo mu duk se tingëllonte bukur dhe ishte një emër që më pëlqente duke qenë edhe tifoz i Ferrarit Enzo Ferrari”- ka treguar ai duke qeshur.

Më tej ëndrra e babi Klodit është që Enzo të bëhet futbollist ose aktor, por këtë do ta ketë vetë ai në dorë për ta zgjedhur.

 

Share With:
Translate »
410 Views