Babai i Britney Spears heq dorë nga kujdestaria këngëtares pas 11 vitesh

Babai i Britney Spears nuk do  jetë më kujdestari i këngëtares pas 11 vitesh.

Jamie Spears paraqiti letrat në Los Angeles më 5 shtator duke i kërkuar gjykatës që ta lirojë përkohësisht nga roli mbrojtës për arsye të tij shëndetësore.

Një gjykatës miratoi kërkesën të hënën, duke emëruar si kujdestarin e ri të Britney,  Jodi Montgomery.

Kujdestaria filloi në vitin 2008, kur Britney u vendos në kujdes psikiatrik, pasi refuzoi të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve të saj.

Pas këtij incidenti, Jamie Spears i kërkoi gjykatës që të vendoste yllin e popit nën kujdesin e tij.

Që atëherë, ai ka pasur fuqinë të kufizojë vizitorët e Britney me çfarëdo mënyre, me përjashtim të avokatit të saj të caktuar nga gjykata, Samuel Ingham.

Ai gjithashtu kishte fuqinë për të komunikuar me mjekët e së bijës dhe kishte qasje në të gjitha të dhënat mjekësore në lidhje me trajtimin dhe diagnostikimin e saj.

Këto fuqi tani do i transferohen Montgomery deri në janar të vitit 2020.

Jamie Spears ka probleme me shëndetin që pas këputjes së zorrës së tij të trashë vitin e kaluar që i kërcënoi jetën.

Problemet e tij shëndetësore bënë që Britney të shkëputej nga puna duke përfshirë edhe anulimin e rezidencës së saj fitimprurëse të Las Vegasit, në janar.

Duke u shpjeguar fansave se babai i saj për pak vdiq, ylli shkroi: “E rëndësishme është që gjithmonë të vendosni në plan të parë familjen dhe ky është vendimi që unë kam marrë.”

37-vjeçarja raportohet se u shtrua në një spital psikiatrik për t’u përqendruar në shëndetin e saj mendor në prill.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Jamie e sheh largimin e tij si kujdestari i Britney si një veprim të përkohshëm.

Share With:



127 Views