Babai i Meghan Markle pëson atak kardiak

Ditë më parë, ai ishte pjesë e një skandali, ku u kuptua se kishte bërë marrëveshje me një paparac që ta kapte në fotografi sikur ai po bëhej gati të shkonte në dasmë dhe kështu do të fitonte shuma të mëdha parash nga shitja e fotografive. Por, mediet britanike njoftuan se ai ka anuluar pjesëmarrjen në dasmë. E së fundmi, ka qenë motra e Meghanit, Samantha, me të cilën ajo nuk flet prej vitesh, e cila ka vendosur të rrëfejë të vërtetën rreth babait të saj.

Samantha ka marrë përsipër fajin duke thënë se ishte ajo që i sugjeroi babait të fitonte financiarisht nga paparaci, teksa ka treguar se kritikat e medieve dhe thashethemet në rrjetet sociale, kanë ndikuar që babai i saj të pësojë akt kardiak. Ajo ka thënë se mund të jetë kjo arsyeja që ai mund të mos arrijë në dasmë, ndonëse shpreson që babai të rikuperohet para datës së martesës, për ta shoqëruar motrën e saj drejt altarit.

Share With:



47 Views