Babai i vajzës prish çastin romantik e bëhet ‘meme’! Çifti në mes të propozimit, ndërhyn i ati “thuaj jo”

Një nga ngjarjet më të këndshme të kësaj jave do të jetë pikërisht një propozim romantic i një çifti në Nevada që mori gjithë vëmendjen mediatike për hir të natyrës aq sportive të babait të vajzës.

Teksa një djalë, Levi Bliss i propozoi të dashurës së tij Allison në një pikë shumë strategjike të Nevada-s ku edhe fotot mund të shkrepeshin në mënyrë përfekte, në horizont ka dalë i ati i Allison i cili mbante një tabelë në dorë ku shkruante: “Thuaj jo”.

Sigurisht kjo ka qenë një shaka e menduar nga të gjithë, sepse babai ishte në dijeni të propozimit dhe ishte shumë dakord që vajza e tij të lidhej zyrtarisht me të dashurin e saj me të cilin kishte dy vite.

Allison ka treguar për BuzzFeed se është emocionuar aq shumë, ka shpërthyer në të qara dhe kur ka parë më pas babain me tabelë në dorë s’ka mundur të mbajë dot lotët nga të qeshurat. “Ishte një miks ndjenjash dhe për këtë jam shumë e lumtur. Dy meshkujt më të rëndësishëm të jetës time janë të vetmit që mund të më jepnin të tilla emocione” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë që tashmë, ideja kaq ‘funny’ e këtij babai me siguri që do të qëndrojë për një kohë të gjatë në rrjete sociale dhe madje edhe të tjerë do të frymëzohen prej tij për të bërë diçka të ngjashme.

Share With:
Translate »
840 Views