“Babi ishte papunë dhe unë mbaja familjen”: Arbana tregon historinë e jetës së saj dhe zbulon përse mbeti në klasë

Të shtunën që lamë pas, në emisionin “Shiko kush luan” ishte e ftuar pedagogia Iris Luarasi.

Gjatë puntatës, ajo zbuloi disa studentë VIP që i ka ngelur në shkollë dhe mes tyre ishte edhe Arbana Osmani.

Irisi tha se ajo nuk e frekuentoi lëndën “Gazetaria e Radios” dhe për pasojë përsëriti lëndën.

Lidhur me këtë deklaratë të pedagoges ka reaguar Arbana Osmani dhe ka treguar se nuk e ka frekuentuar sepse ishte në punë dhe me ato lek mbante familjen.

“Në vitin e dytë të fakultetit për mua që punoja në “Top Albania Radio”, ishte i pamundur frekuentimi i të gjitha lëndëve.  Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në atë kohë kur im at ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi të vogël me qera, puna ime ishte shumë e rëndësishme. Përveç kësaj, isha duke ndjekur edhe pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve e kanë mbështetur, me përjashtime shumë të rralla, siç ishte rasti i Zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi, pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte, por atë vit zgjedhja për mua ishte puna. Do të doja shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetaria e Radios” ishte lënda ime e preferuar ( dhe në fakt vlerësimi pastaj për mua ka qenë 10) por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12  pikërisht kur fillonte leksionet Zysh Irisi”, shkruan Arbana.

Share With:
Translate »
512 Views