Babai përdhunon të bijën për 22 vjet, bëjnë 8 fëmijë

Një ngjarje e tmerrshem ka ndodhur në Argjentinë. Një 56-vjeçar ka përdhunuar 22 vjet me radhë vajzën e tij dhe ka bërë 8 fëmijë me të.

Ndërsa është dënuar me vetëm 12 vjet e tetë muaj burg. Domingo Bulacio, 56 vjeç, u akuzua për abuzim seksual dhe inçest kur u paraqit në një gjykatë në provincën Santiago del Estero, në veri të Argjentinës qendrore. Gjykata madje hetoi se të afërmit e tij e dinin se çfarë po ndodhte, por nuk bënë asgjë për këtë.

Bulacio u arrestua në janar 2016, kur vajza e tij u tha mjekëve në Las Termas de Rio Hondo se ajo ishte dhunuar për më shumë se dy dekada nga babai i saj. Gjithashtu, është raportuar se ajo kishte lindur së paku 8 herë. Gjykata, e dënoi Domingo 12 vjet për abuzim seksual.

Gjatë 56-vjeçari nuk pranoi të fliste. Sakaq, rreth 50 dëshmitarë, të afërmit e të akuzuarit, morën pjesë në gjyq, shkruan Metro.

Share With:



571 Views