“Babai rrëfente gjithmonë se i ngjaja një majmuni të vogël”, letra e anonime e një burri

Kur isha i vogël, babi tregonte historinë e lindjes sime sa herë që mblidhej gjithë familja. Rrëfente se unë isha një fëmijë aq leshator, sa i ngjaja një majmuni të vogël. Im at vuante nga ankthi dhe s’i vë faj që tregonte të njëjtën histori gjithnjë. Tani, kuptoj se edhe unë isha në ankth sa herë që e dëgjoja.

Ideja që trupi im ishte i shëmtuar dhe i papranueshëm kishte zënë rrënjë aq thellë në trurin tim, sa nuk e kuptova që përbënte problem deri kur lexova “Suicide Junkie” nga S Westwood, një libër për çrregullimin disformik të trupit. Isha 26 vjeç dhe askush s’më kishte parë lakuriq. Për 15 vite kisha hequr çdo qime të mundshme me brisk, piskatore, dyll dhe lazer. Kisha një të dashur kur isha adoleshent, por bëra gjithçka që të mos dilja zhveshur para saj. Në universitet, e ndiqja ende ritin tim të depilimit, por ideja e të flirtuarit me të dikë më shkaktonte ankth, thjesht sepse gjërat mund të shkonin drejt seksit. Nuk doja t’i thoja askujt. Kisha frikë mos mendonin se problemi im ishte idiot.

Rrjedhimisht, e kuptova problemin kur isha 23 vjeç dhe kur mbusha 26 vjeç, pasi ndoqa seanca psikoterapie, mblodha kurajon dhe humba virgjërinë. Çlirimi nga ankthi e bëri gjithë përvojën magjike. Momenti më i ëmbël ishte kur ajo e vuri kokën në gjoks dhe luajti me qimet e kraharorit tim.

E dashura ishte pjesa më e mirë e jetës sime, por marrëdhënia zgjati vetëm gjashtë muaj sepse shëndeti im mendor u përkeqësua në PTSD dhe probleme me personalitetin. Momentalisht po shërohem dhe jetoj me prindërit. Nuk jam gati të lidhem sërish. S’i kam thënë miqve apo familjes për çrregullimin disformik të trupit, por do ta bëj.

Share With:
Translate »
598 Views