Babai transgjinor përdori vezoret e tij për të lindur djalin biologjik

Kur njerëzit takojnë 4-vjeçarin Arlo Marlo, vënë re se sa shumë ngjan si i ati, Seth. Ata thonë edhe që i ngjan nënës që e mbajti 9 muaj në bark, Leas, por në fakt fëmija s’ka marrë gjë prej saj.

Sethi është një burrë transgjinor, i lindur grua. Ai është kthyer në mashkull në vitin 2003 duke përdorur testosterone dhe trajtime hormonale.

Në vitin 2012 vendosi se donte të kishte një fëmijë biologjik. Edhe pse ka kryer masektomi, vezoret e tij ishin të paprekura. Atij i mjaftoi të ndalonte së marri testosterone dhe nisi të merrte estrogjen, aq sa vezoret të piqeshin mjaftueshëm.

Më pas, vezoret u ngjizën në laborator me spermën e një dhuruesi, dhe embrioni u vendos në trupin e bashkëshortes së tij, Leas, e cila e mbajti për nëntë muaj, derisa lindi.

Share With:
Translate »
460 Views