“Babi nuk donte të ndiqja rrugën e artit”, Lisa Kujofsa kujton hapat e parë teksa zgjodhi të bëhej aktore

Një nga aktoret më të njohura të humorit, Lisa Kujofsa ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Soiree’ ku ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien motër-vëlla, e cila ka kryesuar diskutimin në studio.

Përveç kësaj pjese Kujofsa ka rrëfyer gjithashtu se ka pasur shumë dëshirë të ndiqte rrugën e artit, pavarësisht se babai i saj, artisti i madh, Fadil Kujofsa nuk ka dashur që ajo të bënte këtë zgjedhje.

Pavarësisht këtij fakti, insistimi i Lisës ka bërë që pas çdo vendimi, babai ta mbështesë edhe duke e motivuar.

Kujofsa ka qenë në studio krah vëllait të saj, duke rrëfyer për të gjithë teleshikuesit disa nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë.

Share With:
Translate »
623 Views