“Baby 2” Kylie vendosi të flasë vetë për shtatzaninë e dytë

Të premten e kësaj jave vogëlushja e Kylie Jennner dhe Travis Scott, Stormi, festoi ditëlindjen e parë. Duke qenë se Kylie është treguar shumë e lumtur që është nënë, është përfolur shpesh në media për një fëmijë të dytë. Muajin e kaluar sipas një burimi thuhej se çifti i njohur dëshirojnë të kenë dhe një fëmijë tjetër, që mund të vijë së shpejti në jetë. Gjatë kësaj kohe Kylie ka qëndruar e qetë, larg thashethemeve, megjithatë vendosi që më në fund të reagojë ndaj tyre. Mbrëmjen e djeshme ajo publikoi në ‘Instagram’ një fotografi pranë Travis dhe përkrah saj shkruante: “Baby 2?”.

Sigurisht që të gjithë u bënë kuriozë pas postimit të saj, ndaj njëri nga ndjekësit e pyeti: “Je shtatzënë?”. “Jo”, – u përgjigj Kylie dhe mesa duket i ka pëlqyer shumë që i ka bërë njerëzit të dyshojnë. Pra, Kylie nuk është shtatzënë dhe as nuk e ka ndërmend të bëhet nënë sërish së shpejti.

Share With:
Translate »
526 Views