Bamirësia nuk të varfëron! U kthehet buzëqeshja Xhulios dhe 3 vëllezërve jetimë

“Bamirësia nuk të varfëron!” Pas publikimit të rastit të katër jetimëve në Korçë të cilët kishin humbur nënën e tyre dhe një javë më parë të atin Fundjavë Ndryshe u gjend pranë duke i siguruar 4 djemve të mbetur jetimë orendi shtëpiake dhe ushqime.

Jo vetëm kaq, për Xhulion i vogël i cili sot festonte 5 vjetorin, fëmijët e shkollës së fshatit kishin blerë dhe një tortë.

Historia e publikuar në Ora News sensibilizoi shumë njerëz dhe të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar për ti ndihmuar për të përballur jetën

Katër djemtë e familjes Sefe në Sovjan të Korçës jetonin në kushte të mjerueshme duke u ushqeyr me bukën që i falte fshati.

Ndërsa në shtëpi kishin vetëm një sobë dhe një divan po të siguruar nga fshati.

Share With:
Translate »
833 Views