Bashkëshorti denoncon zhdukjen e gruas dhe të dy fëmijëve

Prej një jave i zhduket bashkëshortja me fëmijët, por nuk merr asnjë përgjigje nga policia. Nikolla Bardhi 36 vjeç nga fshati Shelsan i Elbasanit i është drejtuar për ndihmë medias për ta bërë publik rastin e tij.

Bashkëshortja Zana Bardhi, është larguar nga shtëpia bashkë me dy djemtë, 12 dhe 8 vjeç që të shtunën e kaluar dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.

Nikolla Bardhi, denoncues: “Të martën kam shkuar në policinë e Elbasanit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Denoncimet e mia nuk merren në konsideratë”.

Bardhi thotë që historia e mosmarrëveshjeve në çift ka lindur që kur djali i madh ishte vetëm 3 vjeç. Ai pretendon se e ka kapur bashkëshorten duke dhunuar të birin dhe për këtë ka bërë denoncim në polici.

“Çuni i madh është dhunuar në mënyrë ekstreme qënë moshën 3 vjeç deri më sot që është 12”.

Prindi i dy djemve bën apel për ndihmë pasi sipas tij, fëmijët i janë marrë forcërisht.

Share With:
Translate »
645 Views