Bashkëshortja e aktorit të famshëm humb fëmijën e dytë brenda vitit

Gruaja e Alec Baldwin, Hilaria ka humbur bebin në muajin e katërt të shtatzënisë.

35-vjeçarja e dha vetë lajmin  nëpërmjet një postimi në Instagram të hënën, vetëm disa orë pasi ajo shkoi për të bërë një eko shtatzënie.

Hilaria dhe burri i saj 61-vjeçar, të cilët kanë katër fëmijë së bashku, ishin në pritje të një vajze.

Por gjërat nuk shkuan si duhej! Lajmi shkatërrues vjen vetëm shtatë muaj pasi Hilaria pësoi një tjetër adort në prill.

“Ne jemi shumë të trishtuar t’ju themi që sot mësuam se fëmija ynë ndërroi jetë në muajin e katërt të shtatzënisë”, shkruante Hilaria në postimin e saj.

Ne gjithashtu dëshirojmë që ju ta dini se edhe pse nuk jemi mirë tani, do të bëhemi. Ne jemi aq me fat që kemi 4 fëmijët tonë të shëndetshëm – dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë”.

“Jam vërtet e shkatërruar tani … Nuk e prisja këtë kur shkova bëra ekon sot. Nuk di çfarë të them tjetër”.

Postimi i saj përfshin një video ku ajo shfaqej e shtrirë në shtrat duke u ngushëlluar nga vajza e saj 6-vjeçare Carmen menjëherë pasi i tregoi asaj lajmin.

Share With:
Translate »
483 Views