Beatrix Ramosaj bën dedikimin e ndjerë: “Ishte e vështirë të mos kisha një baba në jetën time”

Beatrix Ramosaj ka folur gjithmonë për lidhjen e ngushtë me të atin, i cili ka ndërruar jetë 8 vite më parë.

9 shtatori është një ditë e trishtë për këngëtaren, dita kur babi i saj humbi jetën. Beatrix bëri dedikimin e ndjerë sot përmes një postimi në Instagram, të shoqëruar me një foto ku këngëtarja qëndron krah tij.

“Sot është 9 tetor, dita kur babai im ndërroi jetë në 2010-n. Kanë qenë 8 vite pa ty në jetën time dhe sërish më mungon çdo ditë.

Ishte e vështirë të mos kisha një baba në jetën time, por shpresoj se çfarë po bëj në jetën time të të bëjë krenar në parajsë. Të dua babi. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruan Beatrix Ramosaj.

Shpesh në intervista ajo është shprehur se, nuk do të ndalet së punuari në mënyrë që ta çojë deri në fund dëshirën e tij për karrierën në muzikë.

Share With:
Translate »
958 Views