Bebe Rexha feston ditëlindjen e mamasë me muzikë tradicionale shqiptare dhe me një dhuratë super të kushtueshme

Data 30 gusht ishte një ditë e rëndësishme për Bebe Rexhën, pasi këngëtarja mbushi plot 30-vjeç, por dita e sotme është akoma më e rëndësishme pasi është ditëlindja e mamasë së saj. Bebe ka publikuar një video në ‘Instagram-in’ ku zbulon se i ka blerë mamasë së saj një dhuratë super luksoze, një makinë të tipit “BMW”. “Ju e dini që në datë 30 gusht është ditëlindja ime, por një ditë më pas, në 31 gusht është ditëlindja e mamasë time, prandaj unë i kam blerë asaj një makinë që është përjashta”, dëgjohet të thotë Bebe. Duke shkuar drejt makinës, në sfond dëgjohet dhe tingujt e një muzike tradicionale shqiptare, që do të thotë se në festën e ditëlindjes së saj nuk kanë festimet sipas stilit shqiptar. Mamaja e Bebes dukej shumë e emocionuar për dhuratën e vajzës së saj, teksa largohej së bashku me makinën. Bebe i dhuron herë pas here gjëra luksoze mamasë së saj dhe me këtë kuptojmë se marrëdhënia e tyre është shumë e ngushtë.

Share With:



79 Views