Bebi nuk pushon së qari, mamaja monstër i gjuan me shkelma

Pamje të tmerrshme të një nëne që shkelmon fëmijën e saj në rrugë, po bëjnë xhiron e rrjetit. Ngjarja ka ndodhur në provincën Guangdog, Kina juglindore. Fëmija bërtet teksa nëna e saj, e identifikuar vetëm si Chen, e e rreh pa pushim.

Pamjet janë publikuar nga policia të cilët njoftuan se nënës iu dha një paralajmërim verbal dhe se vajza nuk pësoi ndonjë dëmtim të dukshëm.

Nëna monstër i tha policisë se e hodhi foshnjën në dysheme dhe nisi ta rrihte për shkak se ajo nuk ndalej duke qarë dhe se ajo ishte shumë e stresuar kohët e fundit. Tani për foshnjën po kujdesen gjyshërit e saj.

 

Share With:
Translate »
655 Views