Bebja e porsalintur thyen rekordin e peshës

Një grua ka thyer rekordin e spitalit të Teksasit duke lindur fëmijën me peshën më të madhe ndonjëherë, plot 6.3 kg.

Jennifer Medlock lindi djalin e saj Ali në fillim të këtij muaji dhe më pas mësoi se fëmija i saj ishte fëmijë më i shëndoshë që kishte lindur deri atëherë në spitalin e Teksasit.

Jennifer është dhe nëna e dy fëmijëve të tjera.

Një zëdhënës i spitalit konfirmoi për USA Today se Ali është fëmija më i shëndoshë që kishte lindur në atë spital. Madje doktori që kishte pritur fëmijën është shprehur se ky ishte rasti i parë në 30 vjet.

Lindja ishte bërë cezariane dhe mamaja postoi foton e fëmijës në facebook.

Fëmija më i madh që ka lindur ndonjëherë ka qenë me peshë 9.98kg dhe ka lindur më 19 janar 1879 në Ohio të SHBA

Share With:



205 Views