Bëhuni gati fëmijë! Nisin audicionet për edicionit e tretë ‘Në kurthin e Piter Pan’

Pas dy sezoneve të suksesshëm, në “TV Klan” është gati të nisë sezoni i ri i emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.

“Class.al” shkruan se tashmë kanë nisur audicionet dhe të gjithë fëmijët që dëshirojnë të marrin pjesë kanë mundësinë e tyre të artë këtë të premte e të shtunë në TV Klan në orën 9:00 deri pasdite vonë, ku do të mbahen audicionet.

“Në kurthin e Piter Pan” ka pasur dy sezone të suksesshme me në qendër fëmijët dhe një personazh të njohur, të ftuar të cilit i drejtohen pyetje shpeshherë pikante.

Në dy edicionet e kaluar, fëmijët kanë spikatur për talentet e tyre dhe ia kanë dalë të mbërthejnë para ekranit publikun shqiptar.

Sigurisht që edhe këtë vit do të ketë surpriza, kështu që mezi po presim të njohim fëmijët e radhës.

 

Share With:
Translate »
701 Views