Bëmë mama të të ngjaj, Stormi e dashuron “make up-in” njësoj si Kylie

Kylie Jenner duket se e ka trashëguar dashurinë për ‘make up-in’ tek vajza e saj, Stormi, e cila është vetëm 20-muajshe. Në një video të publikuar në ‘Youtube’, Kylie ka treguar se që nga dita kur është bërë nënë bërja e grimit i merr më pak kohë. “Stormit i pëlqen shumë grimi tani. Ajo është e mrekullueshme. Sa herë që unë lyhem me buzëkuq ajo e vë re. Ajo më shikon dhe thotë ‘buzëkuq, buzëkuq, buzëkuq’”, ka thënë miliarderja 22-vjeçare me krenari. Pavarësisht se Stormit i pëlqen shumë grimi, Kylie ka treguar se nuk e ka vendosur akoma se në çfarë moshe do e e lejojë të lyhet. “Ajo ndoshta nuk do të dojë të lyhet. Por sinqerisht, si po shkojnë gjërat, mund të them se kjo vajzë është e fiksuar pas ‘make up-it’. Ajo më lutet”, ka treguar Jenner. Kylie dhe Stormi kalojnë shumë kohë së bashku dhe është e kuptueshme që vogëlushja të mësojë nga pasionet e nënës së saj.

Share With:



75 Views