Bes Kallaku flet për filmin e tij dhe tregon sa shumë e ka ndjerë mungesën e Ajkës gjatë xhirimeve

Ditën e sotme Bes Kallaku ishte i ftuar special në emisionin “Rudina” për të folur për filmin e tij ‘Falco’, i cili do të transmetohet shumë shpejt në kinematë shqiptare. Aktori i njohur ka treguar se për këtë film ka sakrifikuar me të vërtetë shumë dhe se e cilëson si arritjen më të madhe të tij. Besi tha se Xhensila ka qenë ndihma më e madhe e tij gjatë kësaj kohe, pasi ajo ka qenë gjithmonë pranë vajzës së tyre, Ajkës.

 

 

“Xhensila më ka ndihmuar shumë se ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse për dy muajt e xhirimeve. Është strapacuar se nuk ka pasur ndihmë, sepse unë isha 12-14 orë në xhirime”, ka thënë Besi. Ai ka treguar se për shkak të angazhimeve të shumta e merrte malli për Ajkën, pasi nuk e takonte shpesh dhe për këtë gjë u përlot. Aktori shtoi se këtë film e ka realizuar për të bërë krenare familjen e tij dhe për të bërë diçka që është prodhuar shumë rrallë në vendin tonë. Në 20 nëntor “Falco” do të shfaqet në kinema dhe në të janë përfshirë shumë personazhe të njohur si Bleona Qereti, Lorik Cana, Olti Curri etj.

Share With:
Translate »
1804 Views