Beteja për vajzën e mitur, çifti paraqet në gjyq “luanin” që flet me Jezu Krishtin

Një çift kanadez që pretendonte se një luan i mbushur me pambuk ishte lidhja e tyre me Perëndinë, humbi betejën për kujdestarinë e vajzës së tyre të mitur.

Mediat vendase raportojnë se çifti paraqiti në gjykatë një luan lodër, duke pretenduar se ai ishte avokati, gjyqtari dhe dëshmitari, duke thënë se Jezu Krishti foli me ta nëpërmjet kukullës.

“Ata flisnin në gjuhë të kafshës së tyre të mbushur, një luan, dhe pretendonin se nëpërmjet këtij luani ata dëgjonin drejtpërdrejt këshillat nga Zoti“, thuhet në dokumentin e gjykatës.

Gjatë gjykimit, çifti i foli luanit në një gjuhë të panjohur dhe tha se ata e dëgjuan direkt nga Perëndia.

Beteja ligjore e çiftit nga British Columbia nisi nëntorin e kaluar, kur Gjykata deklaroi zyrtarisht se vajza e tyre një vjeçare kishte nevojë për mbrojtje dhe e vendosi në kujdestari provinciale.

Prindërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për të mbrojtur identitetin e fëmijës, e apeluan vendimin në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se po diskriminoheshin për shkak se ishin të krishterë.

Dokumentet e gjykatës zbuluan se çifti ka një histori të mosmarrëveshjeve të dhunshme dhe kishte “marrëveshje të paqëndrueshme të punës dhe të jetesës”. Dokumentet gjithashtu pohojnë se çifti është thënë se nuk janë “të mirëpritur” në kisha në një numër rastesh për shkak të pikëpamjeve të tyre ekstremiste.

Aftësia e prindërve për t’u kujdesur për fëmijën e tyre u vu në pikëpyetje para se të lindnin, pasi injoronin këshillat mjekësore për të mos pasur një lindje në shtëpi. Ata gjithashtu refuzuan testet mjekësore pas lindjes, duke përfshirë një test dëgjimi dhe vaksinimet, dhe refuzimi i nënës për të ndjekur këshillën e një specialisti për laktacion, për të zëvendësuar qumështin e gjirit me formulën. Tani që një urdhër për kujdesin e vazhdueshëm është vënë zyrtarisht, ekziston shansi që fëmija mund të vendoset për adoptim.

Share With:
Translate »
660 Views