Bie zjarr në shtëpinë e aktores shtatzënë

Shtëpia e aktorëve Hazal Kaya dhe Ali Atay në Zekeriyaköy të Stambollit është djegur. Lajmi u bë i ditur në programin “Soylemezsem Olmaz”.

Hazal Kaya, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndodhej e vetme në shtëpi në momentin që ra zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhej në xhirime.

Megjithë panikun e përjetuar, mësohet se gjendja shëndetësore e Kaya dhe fëmijës së saj është e mirë.

Pas zjarrit në shtëpinë e tyre, çifti i aktorëve janë transferuar tek shtëpia e nënës së Hazal Kaya.

Share With:
Translate »
514 Views