Big mama superon humbjen e babait, tani gati per Afrikë

Big Mama ka kaluar një periudhë të vështirë pasi humbi të atin para pak javësh.

Këngëtarja shqiptare e dha vetë lajmin e trishtë përmes një njoftimi në Instagram, ku lajmëronte miqtë për ceremoninë e varrimit.

Por tashmë ditët kalojnë dhe ndonëse e merr malli për të atin, Big Mama shprehet se ai do të jetë gjithnjë engjëlli i saj mbrojtës.

Ajo ka nisur punën dhe aktualisht ndodhet në Turqi ku po pushon për pak ditë para se të niset me grupin e xhirimeve drejt Afrikës.

“Kemi humbur në Stamboll. I rikthehem punës pas disa ditëve më të vështira të jetës sime, engjëlli im mbrojtës përherë je në mendjen dhe zemrën time ?? Pak pauzë në Stamboll ??për të vazhduar fluturimin e radhës të gjatë për në Afrikë ? së bashku me kameramanët ?”, shprehet këngëtarja.

Big Mama, e cila duket mjaft elegante, ka vetëm pak kohë që i ishte rikthyer muzikës duke publikuar një remake të këngës “Akoma të du” nga Bertan Asllani.

 

Share With:
Translate »
378 Views