Binjaket e bashkuara do t’i nënshtrohen operacionit për tu ndarë

Binjaket e bashkuara Rabeya dhe Rokayah kanë mbërritur në Hungari për t’ju nënshtruar operacionit të ndarjes.

Dy vjeçaret lindën në një klinikë në Pabna, Bangladesh, në korrik 2016. Ato do i nënshtrohen një sërë procedurash në Hungari dhe do kthehet përsëri në vendin e tyre.

Seria e operacioneve për ndarjen e tyre është quajtur “Operation Freedom”  dhe vajzat janë marrë nën kujdesin e ekipit hungarez Action for Defenceless People Foundation.

Rabeya dhe Rokayah arritën në shtetin evropian të shtunën për të bërë ekzaminimet e nevojshme për operacionin përfundimtar, që planifikon të ndajë kafkën e tyre.

Hapi i parë i serisë së operacioneve me tre faza, ndarja sistemit të enëve të gjakut të trurit të binjakeve, u krye me sukses me të ashtuquajturën metodë endovaskulare nga nga Dr. Istvan Hudak, neurokirurg, gjatë dy operacioneve në Medical College Department of Plastic Surgery në Dhaka dhe Neurosurgery në Bangladesh në shkurt dhe gusht 2018.

Kirurgët paralajmëruan më parë se duhet të prisnin dy vjet para se të merrnin një vendim përfundimtar për të shkuar përpara me procedurën e rrezikshme.

Prindërit Taslima Khatun Uno dhe Mohammed, të dy mësues, mësuan se binjaket ishin të bashkuara vetëm pas lindjes së tyre.

Ato erdhën në jetë me anë të lindjes cezariane dhe kaluan dy javë nën kujdes intesiv.

“Për të ardhmen e tyre është e nevojshme të ndahen, nuk kanë një jetë të shëndetshme së bashku. Nëse nuk i ndaj tani, ndoshta në të ardhmen do të pyesin përse nuk e bëra?”-tha nëna e tyre.

Share With:
Translate »
543 Views