Binjakët e Jolie dhe Pitt nuk janë më të vegjël, ja si duken ata tani

Binjakët e dyshes së famshme, Jolie-Pitt janë tashmë 11-vjeç dhe duke i parë përgjatë viteve se sa kanë ndryshuar është ‘shokuese’. Dikur të gjithë u mësuan me pamjen e dy binjakëve të vegjël biond, ndërsa tani ata kanë stilin, shijet dhe interesat e tyre.

‘Hollywoodlife’ shkruan se Vivienne është kopja e Angelina Jolie. Bukuroshja është parë gjithmonë pranë vëllait të saj, Knox, nga i cili nuk ndahet asnjëherë. Ndërsa Knox është konsideruar një kopje e të atit, Pitt.

Kujtojmë se fëmijët janë parë shpesh herë në shoqërinë e aktores, duke i shoqëruar për të bërë ‘shopping’, apo për të kaluar momente në qendra të ndryshme duke u argëtuar. Pas ndarjes së tyre dhe një sërë seancash gjyqësore, Jolie dhe Pitt kanë arritur të bien në një marrëveshje lidhur me kohën e shpenzuar me 6 fëmijët që kanë bashkë.

Më poshtë ju sjellim disa foto të cilat dëshmojnë ndryshimin e fëmijëve përgjatë viteve të ndryshme:/revistawho.com

Share With:
Translate »
449 Views