Binjakët e rrallë të bashkuar me zemra të ndryshme rrezikojnë mbijetesën, flet babai

Prindërit e binjakëve të bashkuar kanë frikë se vetëm njëri do të mbijetojë, ndërsa mjekët në Jemen thonë se kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Binjakët, Abdul-Khaliq dhe Abdul-Rahim, kanë lindur në janar të bashkuar në qafë dhe poshtë, raste të njohur si “parapagus dicephalus”.

Fenomeni i rrallë nuk lë shumë shpresë për mbijetesën e foshnjave.

Ata kanë kaluar ditët e tyre të para të jetës në një inkubator në kujdesin intensiv në spitalin Al-Thawra, në Sana.

Mjekët parashikojnë se shëndeti i tyre do të përkeqësohet nëse largohen nga vendi i luftës.

Prindërit e të sapolindurve jetojnë në një komunitet rural në periferi të kryeqytetit të Jemenit, sipas mjekëve.

Babai, Akram Ali Ahmed, 20 vjeç, tha se nuk dëshiron që ata të ndahen dhe asnjëri prej tyre të mos vdesë për hir të tjetrit.

Ai tha: “Unë dua që të dy të jenë në një trup. Unë nuk kundërshtoj atë që Zoti më ka dhënë”.

Faisal al-Babli, kreu i departamentit të fëmijëve në spital, tha se binjakët janë mjaft të qëndrueshëm deri më tani, por spitali pret për financim dhe ndihmë për të dërguar fëmijët jashtë Jemenit.

Dr al-Balbi tha: “Është një rast unik në Jemen, dy fëmijë në një trup me dy koka, dy zemra, dy mushkëri, dy stomakë dhe dy shtylla kurrizore. Ata ndajnë së bashku vetëm legenin dhe gjymtyrët, dy duart dhe dy këmbët. ‘

Share With:



166 Views