Binjakët e tërmetit, këto bebusha erdhën në jetë ndërsa Shqipëria po tundej

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një lëkundje e fortë tërmeti, me magnitudë 6.4 ballë. Lëkundja e fuqishme është shoqëruar nga lëkundje të tjera të lehta. Shqipëria po kalon në momente shumë të vështira, ndërkohë që numri i viktimave ka mbërritur në 11.

Në këto momente të tmerrshme një ngjarje e bukur nuk ka kaluar pa vëmendje. 20 minuta pas tërmetit 2 fëmijë, binjakë, kanë ardhur në jetë. Gjinekologia Anika Dokle ka postuar në rrjetet sociale një video të ëmbël të binjakëve të porsalindur.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë”, -ka shkruar ajo përkrah videos.

Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë! ❤❤

Posted by Anika N. Dokle on Monday, November 25, 2019

Share With:



131 Views