Bishtalece dhe kopja e Ermalit! Ami na tregon sa është rritur Sia!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u nisën dje për në Gjermani. Duket se mund të jetë një udhëtim biznesi pasi çifti e ka thënë edhe më parë në intervista se nuk u mbetet kohë të qëndrojnë me fëmijët, kështu që shfrytëzojnë udhëtimet e punës për të kaluar kohë me ta.

Sido që të jetë, Sia po ia del shumë mirë edhe mes të rriturve dhe madje duket se po ia kalon shumë mirë!

Ami publikoi sot në Instagram një video të së bijës ku Sia duket shumë më e rritur, edhe pse vetëm 1 vjeçe. Me flokët bishtaleca, ajo përplas qepallat me një zotëri aty pari dhe qesh me të. Duhet thënë se Sia e vogël ka krejtësisht buzëqeshjen e të atit.

Ndryshe nga Joeli, djali i madh, i cili duket të jetë një kopje e Amit.

Sia erdhi në jetë në mars të vitit të kaluar. Lajmin e gëzueshëm e njoftoi në rrjetet sociale Ermal Mamaqi, i cili publikoi një foto të të dyve me vajzën e porsalindur dhe shkruajti:

“Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhe me një vajzë.”

Share With:
Translate »
1948 Views