Blendi Salaj, baba për herë të dytë! Na prezanton me vogëlushen në mënyrën më të veçantë…

Pasi na shoqëroi 10 vite në “Klubin e Mëngjesit” në Club Fm, Blendi Salajn këtë sezon televiziv e pamë çdo mëngjes në emisionin “Dita Jonë” në kanalin e ri, A2CNN. Në Instagramin e tij, Blendi ndan më së shumti momente nga puna por ia vlente të thyhej rregulli për të na prezantuar me pjestaren më të ëmbël të familjes së tij.

Pak ditë më parë, gazetari i njohur dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një vajzë që vendosën ta quajnë Era.

Kujtojmë se Blendi është baba i një djali, Brian, ndërkohë që Era besojmë do të jetë e ledhatuara e momentit në familje.

Share With:



115 Views