Blerina Bombaj shijon kërcimin e veçantë me vajzën për 10-vjetorin e lindjes

Vajza e Blerina Bombaj ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe për këtë ditë të rëndësishme dietologia ka organizuar një festë të veçantë. Mes personave dhe miqve të afërt, Blerina dhe gjithë familja e saj kanë festuar ditëlindjen e Anës. Për të krijuar një kujtim të bukur, por edhe për të kënaqur të gjithë të ftuarit, dietologia dhe vajza e saj kishin përgatitur një kërcim së bashku. Nënë e bijë janë veshur njësoj dhe me këngën ‘Në shtëpinë tonë’ kanë shijuar një kërcim pranë njëra-tjetrës. “Kercimi mami dhe goca, na bashkohet edhe vellai dhe ne fund babi ? Nje kujtim per 10vjetorin e Anes time, nje surprize per ti dhene pak gaz atmosferes, por ne fakt na shoqeruan te ftuarit me lot mallengjimi ??? ?” ka shkruar Blerina dhe në fakt edhe ne u përlotëm. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
794 Views