Blici i telefonit i shpëton jetën vogëlushes

Nëse deri para pak vitesh, fotografitë ishte ekskluzivitet i atyre që kishin aparatë fotografikë në shtëpi, ose planifikoheshin për t’u bërë në një studio fotografie, me ardhjen e epokës së smartphon-ëve mund të fiksojmë momente të ndryshme në çdo kohë. Por, telefonat e zgjuar mund edhe të na shpëtojnë jetën. E tilla është historia e foshnjes 4-muajshe Ryder Temarantz nga Arizona. Nëna e tij tregoi për të përditshmen ABC Neës se ë kur i bënte foto djalit, blici i kamerës lëshonte gjithmon një dritë të bardhë tek syri i majtë i tij.
“Mendova se mos e ka fajin kamera. Por edhe pasi përdora kamerën e re Nikon D3300 DSLR, që ma bleu kushëriri për Krishtlindje, drita e bardhë u shfaq sërish, prandaj vendosa të dërgojë vajzën tek doktori. Pas vizitës, foshnja u diagnostifikua me ‘’retinoblastoma’’ në syrin e majtë (kanceri i syrit që fillon në retinë deri në pjesën e pasme të syrit). Fatmirësist, tumori nuk ishte përhapur në organet e tjera, sidomos në tru, prandaj ishte më e lehtë kurimi i sëmundjes. ‘Retinoblastoma’ është një nga kanceret vdekjeprurës që mund të rezultojë fatal nëse nuk zbulohet që në fillim. Rreth 50% e fëmijëve të prekur nga ky tumor humbën jetën vitin e kaluar.

Share With:



86 Views