Blogerja shqiptare bën deklaratën e fortë: ‘Në shkollë më tallnin se mbaja era djersë’

Ajo sot është një nga vajzat e famshme shqiptare, që ka ndërtuar një sipërmarrje private në Shtetet e Bashkuara. E suksesshme, e famshme, nënë e tre fëmijëve dhe mbi të gjitha një imazh me qindra e mijëra ndjekës në profilet e saj private, Egreis Gjergjani është një nga blogeret e njohura shqiptare.

Por, ka mjaftuar një video e fundit e postuar në Instagram që blogerja të bëhet lajm dhe protagoniste e medias rozë. Ajo ka folur për fillimet e vështira në Amerikë, dhe mes historive që ka numëruar, ka përmenduar edhe një episod jo fort të këndshëm që duket se ka lënë gjurmë në jetën e saj. Egreis nuk ka drojë që ta pranojë hapur problemin që ajo ka pasur dikur me erën e djersës. Dhe për këtë fajëson ndryshimet e kulturave nga ajo shqiptare, tek ajo amerikane ku përdorimi i deodorantëve asokohe ishte në masë.

Blogerja e njohur thotë se: “Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, thotë blogerja në video.

Dhe më shumë se një problem vetjak të cilin ajo e ka ndarë me të gjithë fansat virtual, njëherësh ajo ka dhënë edhe një mesazh kuptimplotë për këdo që e ka parë videon.

Share With:



217 Views