Bojken Lako do të ngjitet në skenën e Festivalit të RTSH-së me një detaj fatsjellës dhe prekës njëkohësisht

Mes këngëtarëve që do të ngjiten këtë vit në skenën e Festivalit të Këngës është edhe Bojken Lako, i cili këtë vit do të dalë në skenë me një detaj që për të është fatsjellës, ndërsa ne na u duk një gjest prekës. Burime pranë produksionit të festivalit janë shprehur për rtsh.al se Bojken Lako do të shfaqet me një palë syze vintage që i përkisnin stërgjyshit të tij në vitin 1880.

Syzet kanë kaluar nga stërgjyshi i këngëtarit te vetë ai me një ndryshim të vetëm në xhamin e tyre, në vitin 1995 dhe kjo është hera e parë që Bojkeni i mban në një dalje skenike.

Urojmë që kjo hajmali të jetë vërtetë fatsjellëse për të.

Share With:
Translate »
366 Views