Bora 1 metër, 8 mësues të bllokuar në fshatin Shalë, apel për ndihmë: Po rrezikojmë jetën tonë, s’kemi ushqime

Moti i keq ka shkaktuar shumë probleme në Shqipëri.

Tetë mësuesë kanë mbetur të bllokuar nga bora në fshatin Shalë në Dukagjin.

Mësuesit janë të ngujuar në shkollën e fshatit Shalë, si pasojë e borës së dendur që ka shkuar deri në 1 metër.

Ata bëjnë apel për ndihmë. Njëri prej mësuesve Kol Vladaj, në lidhje direkte për Report Tv ka treguar se po rrrezikojnë jetën.

‘S’kemi fare ushqime, na kanë mbaruar. Jo vetëm për ushqimet, por dhe ndërtesa rrrezikon të shembet. Rrezikojmë jetën tonë. Ne banojmë në Shkodër, por vijmë vetëm për të dhënë mësim’,tha Vladaj.

Share With:



107 Views