“Bota rrotullohet”, Bebe Rexha hakmerret ndaj atyre që i shkatërruan ëndrrat e fëmijërisë

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha do të jetë mentore e konkurrentëve këtë sezon në “American Idol”. Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja me anë të një postimi në “Instagram”. Por, për yllin e muzikës ky është një paradoks. Para 10 vitesh ajo mori pjesë në audicionet e “American Idol” por nuk u pranua.

10 vite më parë nëna ime dhe unë po prisnim në radhë për audicionet e ‘American Idol’. Unë nuk kalova në raundin e parë, por nuk hoqa kurrë dorë nga ëndrra ime. Është çmenduri se si jeta vjen në një rreth të plotë. Jam e ngazëllyer të njoftoj se unë do të jem mentore e konkurrentëve në ‘American Idol’“-shkruan këngëtarja.

Share With:
Translate »
709 Views