Britani e Madhe, babai i bën vajzës testin e virgjërisë: Doja ta mbroja

Një 56-vjeçar është akuzuar nga Gjykata në Britani në e Madhe se i ka bërë vajzës së tij adoleshente testin e virgjërisë.

Ali Safaraei nga Irani shpërtheu në lot në sallën e gjyqit, duke thënë se donte të kontrollonte nëse vajza e tij ishte përdhunuar, për shkak se ka një të dashur sekret.

56-vjetori dhe bashkëshortja e tij 24-vjecare Mitra Eidiani të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe mashtruan vajzën e tyre dhe e çuan tek mjeku për një test virgjërie.

56-vjeçari u shpreh se ishte përpjekur të mbante vajzën e tij 18-vjeçare Sophia Safaraei “larg nga rreziqet, shokët e këqinj dhe mediat sociale”, por dështoi. Daily Mail raporton se çifti iranian pasi zbuloi marrëdhënien e vajzës së tyre kërcënuan me vrasje të dashurin e saj.

56-vjeçari tregoi para trupës gjykuese se nuk e detyroi vajzën që të shkonte të bënte testin e virgjërisë. “Unë thashë vetëm kontroll. Nuk e përmenda virgjërinë. Oficeri e përmendi këtë fjalë, nuk e thashë unë, unë përmenda vetëm kontroll”, u shpreh Ali Safaraei.

foto galeri

foto galeri

Share With:
Translate »
720 Views